Punimet për rrugën e re Vodicë-Qafë Dardhë, që lidh Gramshin me qytetin e Beratit vijojnë ende. Kryeministri Edi Rama ndau një video nga kantieret e ndërtimit të kësaj rruge, që thotë se do të jetë një mundësi e re për Beratin dhe Gramshin për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe aventurës.