Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur rreth 20 metra nga rruga e rikonstruktuar në fshatin Usojë, në Mallakastër, ndërsa masa e asfaltit ka përfunduar në oborrin e një banese private. Shembja ka rrezikuar anëtarët e familjes Kamaj, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Banorët thonë se shembja nxori në pah mungesën e standardeve në ndërtim, duke përmendur mungesën e mureve mbajtës dhe kanaleve kulluese anësore. Aktualisht segmenti është i pakalueshëm.