Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar me helikopter në drejtim të Korçës, teksa aksi nacional që të çon në juglindje të vendit është i bllokuar totalisht. Rama thotë se udhëtimi me helikopterin e Forcave të Armatosura për të shoqëruar një grup investitorësh prestigjozë në fushën e arsimit të lartë në Korçë e Vlorë ishte planifikuar para se të shembej rruga nacionale në Librazhd.