Me kërkesën e madhe për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, janë shtuar dhe grupet kriminale që mundësojnë këtë transport të paligjshëm. Së fundmi Policia belge ka shkatërruar një grup të tillë, duke bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë, konkretisht 34, 44 dhe 46 vjeç secili. Tre shtetasit me origjinë shqiptare kanë rënë në prangat e policisë belge, pasi dyshohet se kontrabandonin emigrantë nga Europa drejt Britanisë së Madhe.