Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur 8 ndryshime të reja në polici. Hergis Jica i cili deri më tani mbante postin shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale është emëruar shef me vendim të Rrumbullakut në sektorin për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.