Në daljen e tij të parë publike për mediat, në një takim drejtuesit e Policisë së Shtetit, ministri i brendshëm Ervin Hoxha përgëzoi punën e bërë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, me në krye Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Ministri shprehu mirënjohje për këtë të fundit si dhe të gjithë drejtuesit e tjerë, duke shtuar se kanë transformuar policinë e shtetit.