Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si të paligjshme dhe mashtrim të kryeministrit Edi Rama, vendimin për rritjen e pagave. Sipas Berishës, rritja mund të ndodhë, por jo për efekte elektorale, teksa premtoi rritje të dyfishtë deri në 3 fish të pagave, nëse arrin të marrë besimin e qytetarëve. Ndërkohë paralajmëroi aktin e parë, atë të dyfishimit të rrogave të ulëta.