Premtimin për rritje pagash, Qeveria e nis me Presidentin e Republikës, Bajram Begajt. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kësaj të premteje të këshillit të ministrave, paga e Begajt kërcen më 170 mijë lek më shumë në muaj. Vendimi e çon rrogën e Presidentit në 425 mijë lekë, nga 255 mijë lek që ishte, ose një rritje me 60 për qind të rrogës. Shifra e re e kërcen kreun e shtetit shqiptar në grupin e drejtuesve shtetërore më të paguar në rajon. Qeveria ka premtuar gjithashtu rritje të qënësishme pagash në administratën shtetërore, me objektiv rritjen e nivelit të pagës mesatare në 900 euro brenda një viti. Aktualisht, paga mesatare në Shqipëri është 560 euro.