Të dhënat e publikuara nga Eurostat nuk mbështesin perceptimin dhe pretendimet publike se përgjatë këtij sezoni turistik, çmimet e shërbimeve në resortet shqiptare u shtrenjtua. Agjencia europiane e statistikave ka analizuar inflacionin e paketave turistike, ku thotë se për muajin korrik rritja më e fortë e tyre ka qenë në Turqi, Francë dhe Itali, ndërsa ulja më e madhe në Norvegji, Finlandë dhe Mal të Zi.