Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi, pas kërcënimeve të presidentit Donald Trump ndaj Iranit. Nafta Brent u rrit fillimisht me 1.6% duke arritur në 110.85 dollarë, ndërsa ajo amerikane shkoi në 111.80 dollarë. Rritja erdhi pasi Trump paralajmëroi se SHBA mund të godasë infrastrukturë kyçe në Iran, nëse Teherani nuk tërhiqet nga kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Paralelisht, edhe tregjet aziatike reaguan njësoj, me bursën Nikkei në Japoni që u rrit me 1.6% dhe indeksin Kospi në Korenë e Jugut me 0.9%. Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kritike për furnizimin global me naftë, ndaj çdo përshkallëzim i tensioneve në këtë zonë reflektohet menjëherë në çmime dhe në tregjet financiare ndërkombëtare.