Gaza po përballet me një krizë humanitare gjithnjë e më të rëndë, teksa 33 persona, mes tyre 12 fëmijë, kanë ndërruar jetë nga kequshqyerja vetëm në 48 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka paralajmëruar se kushtet humanitare po përkeqësohen me një ritëm "të përshpejtuar" për shkak të ofensivës së vazhdueshme izraelite.