Greqia ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 krahasuar me ditët e tjera. 19 raste janë shënuar në Greqi, ne raportin e perditesuar, duke e çuar totalin në 3 mijë e 256 të infektuar. Ndërkohë 24 oret e fundit, u shënua dhe viktima e 190-te, ndërkohë në spital vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Disa vende fqinje të saj përfshi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë apo dhe vende të tjera të Ballkanit si Kosova po përjetojnv një shtim rastesh teksa Greqia po mban një ritëm të ulët dhe jo një rritje drastike të rasteve me COVID-19