Mundësia e fundit për maturantët për të zgjedhur degën e preferuar në Universitet është aplikimi online në portalin e maturës në datat 19-21 shtator. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, iu bën thirrje maturantëve të përfitojnë nga kjo mundësi duke zgjedhur këtë Universitet si preferencë të parë. Universitetieti Mesdhetar I Shqipërisë ofron gjithashtu një sërë bursash studimi për kategori të ndryshme studentësh.