Top News – Rriten infektimet në Shqipëri/ 13 raste ne 24 orë, frikë nga varianti delta
07/07/2021 19:35

Ka shënuar një rritje tjetër numri i të infektuarve me koronavirus në shqipëri. Ministria e shëndetësisë raportoi se 13 persona rezultuan pozitivë 24 orët e fundit, një shifër kjo që ndonëse e ulët, shënon rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit. Një ditë më parë, ministria e shëndetësisë raportoi 7 raste të reja. Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit, u kryen 2007 testime dhe 13 rastet janë të ndara në qytetet e Lushnjes, Korcës, Elbasanit, Rrogozhinës, Fierit, Tropojës, Gjirokastrës dhe roskovecit. Lajmi i mirë është se nuk është regjistruar asnjë viktimë ndërkohë që në të gjithë vendin janë aktualusht 66 raste aktive. Në spitalin infektiv po marrin trajtim spitalor 3 pacientë ndërkohë që 24 orët e fundit janë shëruar 2 qytetarë. Nga njoftimi i radhës i ministrisë së shëndetësisë, shihet se është zgjeruar harta e qarqeve të prekura nga covidi. Kukësi dhe gjirokastra kanë regjistruar sërish të infektuar edhe pse nuk kishte asnjë rast prej ditësh. Aktualisht, vetëm Dibra dhe Berati nuk kanë asnjë të infektuar me koronavirus. Ndërkohë ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ka vendosur në gadishmëri të gjitha strukturat në terren për shkak të shqetësimit nga varianti Delta, që tani e ka rrethuar vendin tonë. Këto struktura po ndjekin me kujdes situatën për identifikimin e varianteve të reja si edhe për izolimin në kohë të cdo rasti të dyshuar. Më herët, Instituti i Shëndetit publik konfirmoi se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar me variantin Delta e madje nuk ka as ndonjë sinjal për praninë e këtij varianti. Edhe vendet fqinje në rajonin e ballkanit kanë regjistruar këto kohë një rritje të lehtë të rasteve, duke shtuar frikën për një rikthim të virusit.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11