Çmimet globale të ushqimeve shënuan rritje me 2.4% në muajin mars krahasuar me shkurtin, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave, kjo rritje lidhet kryesisht me kostot më të larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve, që monitoron shportën ushqimore , theksoi se produktet bazë kanë shënuar një rritje të lartë, duke përmbysur trendin e rënies që kishte zgjatur për disa muaj radhazi. Rritja është regjistruar në të gjitha kategoritë kryesore, përfshirë drithërat, mishin, produktet e qumështit, vajrat bimorë dhe sheqerin. Ndërkohë, narrativa politike dhe kërcënimet e e lidhura me energjinë kanë qenë faktori kryesor në këtë rritje. Veçanërisht, çmimi i sheqerit ka arritur nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, i ndikuar nga rritja e çmimeve të naftës bruto dhe pasiguritë që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme, të cilat po ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit.