Top News – Rrëzohet Trump, Egjipti do të rindërtojë Gazën / Pa zhvendosur palestinezët nga territori
18/02/2025 12:07

Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh largimin e palestinezëve nga territori i tyre, teksa shtetet arabe po tentojnë të minimizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar banorët nga zona, dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit. Plani, sipas një raportimi të medias shtetërore të Egjiptit, Al-Ahram, bën thirrje për krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës, ku palestinezët do të mund të qëndronin derisa kompanitë ndërtuese prej Egjiptit dhe vendeve tjera të rindërtonin infrastrukturën. Tri zonat e sigurta do të funksionin për një periudhë fillestare gjashtëmujore, sipas planit. Shtëpi të lëvizshme do të mund të siguroheshin dhe do të mundësohej dërgimi i ndihmave humanitare, parasheh mes tjerash plani. Ky projekt rindërtimi – që mund të zgjasë pesë vjet – do të ofronte mijëra vende pune për banorët e Gazës, ka thënë një zyrtar i Egjiptit për agjencinë e lajmeve Associated Press (AP). Dy zyrtarë të Egjiptit dhe diplomatë perëndimorë i kanë thënë AP-së se Kairoja është duke diskutuar planin me zyrtarë në Evropë, Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këto negociata është thënë se po diskutohen edhe ndarjet buxhetore. Më 4 shkurt, Trump i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, se “SHBA-ja do të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe do të punojë në të”. “Ne do ta zotërojmë atë”, pati thënë Trump. Sipas presidentit amerikan, palestinezët që aktualisht jetojnë aty, do të duhet të zhvendosen përjetësisht në vendet arabe të rajonit dhe që Shtetet e Bashkuara do të jenë në krye të përpjekjeve për të shndërruar Gazën në “rivierë të Lindjes së Mesme”. Më shumë se 2.3 milionë njerëz jetojnë në Gazë, dhe shumica e tyre janë zhvendosur tashmë si pasojë e luftës 16-mujore mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit. Palestinezët kanë thënë zëshëm se nuk do të largohen prej tokës së tyre. Sipas raportimeve në media, edhe Arabia Saudite është duke çuar përpara një plan për të përmbysur planin e Trumpit.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48