Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës me arsyetimin se ky i fundit është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Pasi KQZ regjistroi Qerim Ismailajn, ishte Partia Demokratike zyrtare ajo që bëri ankimim, duke kërkuar cc’rregjistrimin e Qerim Ismailajt, me argumentin se ky i fundit është i dënuar me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.