Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit për zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinasit. Dekreti presidencial u rrëzua me 84 vota kundër, 9 abstenime dhe 11 pro. Rrëzimi i dekretit të Metës, u paralajmërua edhe nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha në parlament tha se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë.