Një tragjedi është regjistruar në Korenë e Jugut në orën 8:40 të mëngjesit, ku një avion i cili kishte 181 persona në bord është rrëzuar gjatë uljes në një aeroport, në qytetin jugor Muan, I cili po kthehej nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok. Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se avioni ishte 15-vjeçar me dy motorë Boeing 737-800. Sipas ministrisë, punonjësit e urgjencës nxorrën dy anëtarë të ekuipazhit nga avioni, ndërsa të paktën 174 persona kanë humbur jetën.