Dy pilotët u hodhën nga një avion i marinës amerikane para se ai të rrëzohej të mërkurën në brigjet e San Diegos dhe u shpëtuan shpejt nga një barkë që ndodhej aty pranë, thanë autoritetet. Dy pilotët e E/A-18G Grouler, u shpëtuan nga një barkë sportive dhe më pas u transferuan në një anije të rojës bregdetare, tha një zyrtar. Aksidenti ndodhi gjatë disa manovrave ushtarake, tha një zëdhënës i marinës duke saktësuar se shkaku i tij është tani nën hetim.