Një autobot që transportonte naftë u rrëzua në akzin Prrenjas-Qafë Thanë, duke shkaktuar bllokimin e rrugës për më shumë se një orë. Autoboti, që drejtohej nga një shtetas moldav, u rrëzua në një nga kthesat më të forta të Qafë Thanës, teksa nafta e ngarkuar në të u përhap në rrugë. E si të mos mjaftonte kjo, një mjet tip Hyundai, që provoi të kalojë, shpërtheu në flakë, vetëm pak metra larg autobotit të rrëzuar.