Ministria e Arsimit ka prezantuar këtë të diel abetaren e unifikuar me Kosovën, në prani të ministres së Arsimit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut. I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës shqipe, që sipas tij gjendet përballë një sërë kërcënimesh Duke u ndalur tek debati lidhur me librat e përdorur, kryeministri u shpreh se nuk është për çështje parash, por për të edukuar brezat për ruajtjen e librit. Kryeministri tha ndër të tjera se do të bashkëpunohet edhe me Maqedoninë e Veriut, për të pasur një abetare të përbashkët edhe për shqiptarët atje.