Dritan (Gramos) Rexhepi, ka folur për herë të parë në procesin që po ndaj tij dhe disa personave të tjerë në GJKKO, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës duke hedhur poshtë akuzat. Rexhepi mësohet se ka deklaruar se nuk e njeh Gentian Funiqin, duke mohuar çdo lidhje me të. Sipas tij, në kohën që ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë në burgun e Pratos, në sigurinë e lartë, për shkak të një procesi në Apelin e Firences dhe se është mbajtur për 10 ditë. “Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ia faktoj këtë prokurorëve me prova në vijim”, ka deklaruar Rexhepi.