Komisioni Rregullator i KQZ-së do të vijojë pasditen e së hënës përpjekjet për të gjetur dakordësinë për rregulloren e regjistrimit në zgjedhje të emigrantëve. Mbledhja është caktuar në orën 17:00 me rend dite vetëm rregulloren për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve. Në komision pati debate gjatë mbledhjeve maratonë gjatë së premtes dhe të shtunës.