Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja në kufirin jugor të vendit. Administrata thotë se ato synojnë të ndalojnë imigrantët të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i inkurajuar ata që të aplikojnë për azil përmes një procesi të ri e të sigurt. Kufizimet lidhur me pandeminë skaduan të enjten më 11 maj. Por administrata ka futur në fuqi një sërë rregullash të reja për të goditur kalimin e paligjshëm të kufirit.