Twitteri është vendosur nën sulm pasi ka lejuar zëdhënësin e talebanëve të përdorë platformën, ndërkohë që llogaria e ish presidentit amerikan Donald Trump është pezulluar përgjithnjë. Zabihullah Mujahid, llogaria e të cilit ka rreth 300 mijë ndjekës dhe citohet rregullisht nga shumë gazeta të njohura, ka bërë postime për ushtrinë talebane që hyri në kabul dhe për acancimin e saj, pa u ndalur.