Gazeta britanike, Daily Telegraph zbuloi identitetin e 27-vjeçarit shqiptar i cili kreu vetëvrasje në anijen hotel në Angli. Shqiptari i vetëvrarë është Leonard Farruku nga Manza e Durrësit. Është zbuluar se përmes një bisede telefonike Leonardi u kishte thënë të afërmve se kushtet në anijen hotel nuk ishin të këqija, por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.