Një nga mënyrat e mundshme për të ulur tensionet politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel për të biseduar për çështjen e Grenlandës, ishullit danez, pasi Shtëpia e Bardhë shprehu interesim që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë atë, madje duke mos përjashtuar as mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për ta arritur këtë qëllim.