Një kodrinë me sipërfaqe 14 kilometra katror, pretendon se është një mikro shtet shekullor. Seborga, mund të duket si një nga fshatrat e rëndomtë të rivierës italiane. Por, Nina Menegatto është krenare për mbretërinë e saj të vogël me 320 banorë. Biznesmenja 41 vjecare, e lindur në gjermani, u zgjodh princeshë nëntorin e shkuar, pasi mundi rivalen tjetër me 122 vota kundrejt 69 votave të saj.