Punimet në korridorin 8, konkretisht në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë u inspektuan nga kryeministri i qeverisë Edi Rama dhe zëvëndëskyremistrja Belinda Balluku. Zëvëndëskyremistrja njëherësh ministrja e infrastrukturës u shpreh se në anën e Maqedonisë së Veriut, është gjetur një pikë më e afërt dalje në territorin shqiptar, që është një tunel prej 3 kilometrash.