Top News/ Rishfaqet Adriatik Llalla/ Ish-kryeprokurori foto duke bërë shqiponjën me duar
29/09/2024 12:42

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie, është shfaqur pas disa vitesh. Ka qenë kryetari I Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ai që ka postuar në Facebook dy foto me Llallën, ku në njërën prej tyre shfaqen dhe duke bërë shqiponjën me duar. “Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkroi Alimadhi. Llalla, sipas avokatit mbrojtës Sokol Hazizaj, ka fituar azil politik në Itali. Deklaratë kjo e bërë prej tij në shkurt të vitit 2023. Por nga ana tjetër SPAK gjatë kësaj kohe ka nënvizuar se se procesi i ekstradimit për ish-kryeprokurorin është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka asnjë refuzom kërkese nga ana e autoriteteve italiane. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Ai u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Nga hetimet rezultoi se Llalla nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top Channel/ 232 amerikanë të plagosur, Pentagoni: mbi 200 u kthyen, Iran-Izrael vijojnë sulmet
20/03 23:21
Top Channel/ “Nuk jemi në lidhje”, Brikena sqarohet me Mateon për marrëdhënien mes tyre
20/03 22:11
Top Channel/Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë e Omanit: Mashtrim për të na përçarë
20/03 20:50
Top Channel/ Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë…
20/03 20:49
Top Channel/ “Vëllai të takoi me xham në mes” Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë…
20/03 20:47
Top Channel/ Trump: NATO, frikacake! Duam të negociojmë me Iranin, por liderët e tyre kanë vdekur
20/03 20:01
Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
DIGITALB DIGITALB