Janë hasur parregullësitë e para nga zgjedhjet vendore të 14 majit, pas verifimimeve të kryera nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në disa kuti votimi në Bashkinë e Pukës. Rihapja e kutive dhe numërimi i fletëve të votimit, erdhi pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK. Në 5 kuti votimt për këshillin e bashkise Pukë, u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.