Rënia e menjëhershme e ekonomisë shqiptare, si pasojë e tërmetit që u shënua në vendin tonë në 26 nëntor të 2019 u shoqërua me një plan konkret veprimi nga qeveria, por në pamundësi për një fond të posaçëm rindërtimi. Pikërisht për këtë arsye, kryeministri Rama kërkoi një konferencë donatorësh, e cila u zhvillua në shkurt dhe prej andej vendi unë mundi të grumbullojë si donacione, por edhe kredi me interes të ulët një shifër prej 1.1 miliardë euro.