Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan këtë të premte kantierin e rindërtimit në Bubq ku puna vijon për të jetëzuar planin e ri të zhvillimit për qendrën administrative e komunitare. Kryeministri Rama tha se procesi ka kaluar nëpër shumë etapa për të ardhur në pikën finale ku ndodhet sot. Ai u shpreh se e kupton padurimin e njerëzve që pop resin shtëpitë e reja, por është shprehur i sigurt se lagjja e re që po ndërtohet do të jetë fantastike.