Në zonën e Shijakut po vijon puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nënorit në pallate e banesa të ndryshme. Në proces meremetimi janë 27 pallatet e kategorizuara DS1-DS3, që pritet të përfundojnë në dhjetor duke iu mundësuar familjeve të demtuara që të hyjnë në shtëpitë e rregulluara. Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në një prej pallateve të demtuara i shoqëeruar nga kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.