Në fshatin Ishëm të Durrësit, një nga zonat më të goditura nga termeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, është në mbyllje e sipër puna për rindërtimin e shtëpive individuale të dëmtuara. Shtëpitë pritet të përfundojnë para vitit të ri dhe banorët e strehuar në çadra do të zhvendosen në banesat e përfunduara. Kryemininstri Edi Rama ishte për të inspektuar punimët në këtë zonë dhe bisedoi nga afër më banorët, të cilëve u kerkoi të bënin durim deri në përfundim të punimeve në një kohë të afërt.