Një bashkëpunëtor i Drejtësisë është penduar dhe për pasojë procesi me disa të pandehur në grabitjen e milionave eurove në Rinas, duket se do të jetë tashmë në udhëkryq. Alkond Bengasi, që ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pak muaj pas arrestimit në procesin ndaj tetë të akuzuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ka prishur marrëveshjen me prokurorinë, përmes një letre drejtuar Gjykatës.