Top News – Rimbursimi i TVSH-së/ Nga prilli, kërkesa e bizneseve vetëm online
16/03/2021 16:55

Nga prilli 2021 tatimpaguesit kërkesën për rimbursimin e TVSH do të mund ta paraqesin vetëm online. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një takim me bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se pritet të ketë ndryshime në rregulloren e rimbursimit të TVSH-së. Problematika në procesin e rimbursimit u paraqit nga përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi. “Në pandemi tatimpaguesit kanë pasur komunikim online administratën tatimore, por kur ka ardhur puna për kompensimin e TVSH-së, nga administrata tatimore shkresat nuk janë pranuar online është kërkuar që ato të dorëzohen fizikisht. Mendojmë se për këtë çështje duhet më shumë fleksibilitet”, tha përfaqësuesja e dhomës amerikanë të tregtisë. Kreu i Tatimeve, Delina Ibrahimaj pohoi se stoku i TVSH është duke u reduktuar dhe procesi shumë shpjet do të automatizohet. Fillimisht do të shkurtohet 10 ditë afati i procesit. “Në muajin prill pritet që kërkesa për rimbursimin e TVSH-së të bëhet vetëm online. Ndryshime do të ketë edhe në rregulloren për lehtësimin e procedurave. Automatizimi i rimbursimit do të bëjë që procesi të jetë më shpesh i kontrollueshëm prej nesh, për sa i përket respektimit të afateve prej 30 dhe 60 ditësh. Do të shkurtohet 10 ditë koha e procesit nga depozitimi i kërkesës deri te disbursimi i TVSH-së”, tha drejtoresha e tatimeve Nga Dhoma Amerikane e Tregtisë u kërkua edhe ndryshimi i udhëzimit për marrëveshjet tatimore, për shmangien e tatimit të dyfishtë. Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj tha se këtë vit do të lehtësohet procedura e lëshimit të certifikatës për taksimin e dyfishtë. Shqetësim tjetër i ngritur nga biznesi ishte edhe vonesat e kontrollit nga administrata tatimore për tatimpaguesit që çregjistrohen në QKB.

Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17