Nesër në të gjitha universitetet e vendit nis viti i ri akademik. Pas gati dy vitesh ndërprerje dhe zhvillimit të mësimit online për shkak të pandemisë së Covid 19, studentët do të rikthehen në auditore për të ndjekur leksionet. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka dhënë një mesazh për studentët dhe stafin akademik, duke uruar për mbarëvajtjen e mësimit dhe kapërcimin e vështirësive të krijuara nga mësimi online.