Votuesit në Spanjë i janë drejtuar të dielën qendrave të votimit në zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të zhvendoset djathtas. Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, pësuan disfatë në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018. Shumica e sondazheve të opinionit publik e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila fitoi zgjedhjet në maj, para socialistëve të Sanchezit, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri.