Fitorja e populistit të djathtë, Geert Ëilders ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije dyshimi mbi zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm. A mundet që partitë euroskeptike dhe populiste të djathta të bëhen edhe më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm Europian? Për politikanët europianë në Bruksel fitorja javën e kaluar e populistit të djathtë në Holandë, Geert Ëilders është një kambanë alarmi.