Kahramansas, që ishte edhe epiqendra e dy tërmeteve shkatërrimtare që goditën Turqinë më 6 shkurt të këtij viti, është tronditur sërish pasditen e të hënës, këtë herë nga një tërmet 4.7 ballë. Lëkundjet kanë pasur si epiqendër rrethin e Goksunit dhe kanë zgjatur vetëm disa sekonda, duke rikthyer panikun te banorët e zonës. Autoruitetet turke thonë se përveç panikut, nuk raportohet për dëme në banesa.