Rënia e temperaturave gjatë fundjavës, ka bërë që të ritkhehen edhe reshjet e dëborës në zonat malore të vendit. Ndonëse me intensitet të ulët, dëbora ka mbuluar disa akse rrugore në zonat malore të Shkodrës, kryesisht në Vermosh, Tamarë dhe Qafë -Thorë. Resje dëbore ka pasur edhe në aksin Prrenjas-Pogradec, në Qafë Thanë, teksa borëpastrueset kanë qenë vazhdimisht në gatishmëri për të pastruar rrugët dhe për të hedhur kripë, në mënyrë që të shmanget ngrica.