Reshjet e borës janë rikthyer në veri të vendit, kryesisht në aksin e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth. Autoritetet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugëve dhe kryposjen e tyre për të parandaluar ngricat. Aktualisht, qarkullimi vijon normalisht, por drejtuesit e mjeteve udhëzohen të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e sigurisë.