‘Tirana Training Center’, një projekt për rijetëzimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizive, u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhe, si një bashkëpunim i rëndësishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të ofrojë trajnime profesionale për 400 studentë, në fusha si aktrimi, regjia, animacioni, prodhimi, shkrimi dhe më shumë.