Parlamenti Europian diskutoi një rezolutë tjetër ku i bëhet thirrje vendeve anëtare të Këshillit Europian, për të hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë në PE, eurodeputetja Isabel Santos, theksohet se vonesa e negociatave po dëmton reputacionin e Bashkimit Europian, si një partner i besueshëm në Ballkan.