Top News – Revolucion në Emiratet e Bashkuara / Nga 2022, fundjavë është e shtuna dhe e diela
07/12/2021 14:36

Emiratet e bashkuara Arabe thanë të martën se do të kalonin në javën e punës me katër ditë e gjysmë dhe me të shtunën dhe të dielën që do të bëhen fundjavë, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo me qëllim, vendosjen në një vijë të ekonomisë së vendit me tregjet globale. Shteti prodhues nafte në gji, një qendër e rëndësishme komerciale, tregtare dhe turistike në rajon, ka aktualisht fundjavë të premten dhe të shtunën. Por nga 1 janarti 2022, fundjava do të nisë të premten pasdite. Emiratet e bashkuara arabe gjatë vitit të shkuar kanë marrë masa për ta bërë ekonominë më tërheqëse ndaj investimeve të huaja në një kohë kur rivaliteti ekonomik me arabinë saudite fqinje është rritur shumë. Java e punës për entitetet qeveritare do të nisë të hënën dhe do të përfundojë të premten në mesditë, para lutjeve myslimane – tha qeveria në një deklaratë duke shtuar se kjo do të përmirësojë balancën mes punës dhe jetës për punonjësit. Qeveria tha se lëvizja do të siguronte lehtësi për transaksionet financiare, tregtare dhe ekonomike me vendet e tjera që kanë fundjavë të shtunën dhe të dielën, do të ndihmonte lidhjet e forta të biznesit ndërkombëtar dhe do të rriste mundësitë për mijëra kompani me bazë në emirate. E premtja është në fakt ditë pushimi në shumë vende me shumicë myslimane. Emiratet e bashkuara Arabe kanë liberalizuar ndërkohë shumë ligje, përfshirë ato për bashkëjetesën para martese, alkolin dhe ligjet për statusin personal.

Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57
Top Channel/ Urat e Mitrovicës, Vuçiç i ankohet Perëndimit: Nuk u mor pëlqimi i popullit serb!
02/07 11:38
Top Channel/ Gaza, armëpushim 60 ditor- Trump: Izraeli e pranoi, “topi” i mbetet Hamasit!
02/07 11:38
Top Channel/ Spanja dhe Anglia, qershorin më i nxehtë në histori: Po shkohet te 50 Gradët Celsius!
02/07 11:37
Top Channel/ Pentagoni tërhiqet: Jo më armë për Ukrainën, na kanë rënë rezervat!
02/07 11:36
Top News- Temperatura të larta në Europë/ Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë
02/07 09:55
Top News- ‘Izraeli pranon kushtet për armëpushim’/ Trump thirrje Hamasit të bëjë të njëjtën gjë
02/07 09:40
Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55