Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka kërkuar fondin prej 200 milionë lekësh për restaurimin e Varrezave të Dëshmorëve. Këtë kërkesë ministri e bëri në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, teksa tha se rindërtimi i varrezave të dëshmorëve është vonuar për shkak të disa mosdakordësive me ministrinë e Kulturës, por që tashmë që është arritur një dakordësi mes ministrive është momenti për të ndërhyrë.