Vijojnë aksionet për vjedhjen e e ergjisë elektrike, në rang vendi. Kësaj radhe, strukturat e Verikim - Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut. Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqsore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.