Në Kukës reshjet me intensitet të ulët deri mesatar kanë shkaktuar rëshqitje gurësh dhe inerteve në rrugët nacionale, ndërsa në disa segmente është raportuar vërshim uji. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve, të cilat aktualisht raportohen të qarkullueshme. Situata më e rëndë është shënuar në bashkinë Has, ku gjatë natës është dëmtuar ura që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh. Në zonat e izoluara të Kukësit vijojnë gjithashtu mungesat e energjisë elektrike.